Seanca e rradhës ndaj Emiljano Shullazit, në gjykatën e krimeve të rënda, ka vijuar me dëshminë e Besnik Musait, i cili ka qenë edhe shofer i biznesmenit Ylvi Beqaj. Dëshmitari ka pohuar para trupit gjykues se ëhstë kërcënuar dy ditë para seancës për të mos folur.
“Dy persona kanë ardhur në shtëpinë time në Durrës dhe i kanë thënë nënës sime që nëse dëshmoja do ta kisha keq punën”, ka thënë dëshmitari, sipas raportimeve të mediave.
Musai ka deklaruar gjithashtu se prej 5 vitesh ka qenë shofer i Ylvi Beqajt, i cili bashkëjetonte me motrën e tij.
“Ylvi Beqaj më ka thënë që Shullazi i ka kërkuar para dhe në një rast, ai i ka dhënë atij 80 mijë euro”, ka thënë Musai.
Dëshmitari ka deklaruar se ka qenë i pranishëm kur është firmosur kontrata mes Shullazit dhe Beqajt dhe pasi kanë dalë nga zyra e noteres, i ka vënë pistoletën në bark biznesmenit. /tesheshi.com/