Sulmet ajrore kanë vrarë edhe më shumë sirianë në enklavën kryengritëse të Gutas Lindore përpara votimit të vonuar në OKB për vendosjen e një armëpushimi që do të lejonte ndihmë mjekësore dhe ushqimore për civilët.
Gati në një javë sulme ajrore në rrethimin më të ashpër të luftës së gjatë civile në Siri, bilanci ka shkuar në pothuajse 500 persona, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shifart raportohen nga aktivistët për të drejtat e njeriut.
Shumë nga sulmet kanë shenjëstruar qendra mjekësore, ndërsa raketat që nuk ndalen e bëjnë të vështirë mbledhjen dhe numërimin e të vdekurve, thonë ekipet e shpëtimit.
“Helmetat e Bardha”, një shërbim civil mbrojtjeje thanë se kanë dokumentuar të paktën 350 vdekje në katër ditët e para të sulmeve. Ata thonë se numri është më i madh, por nuk kanë qenë në gjendje të numërojnë martirët e ditëve të fundit, për shkak të avionëve që qëndrojnë në qiell gati për të bombarduar. /tesheshi.com/