Ndërsa muslimanët ukrainas me të parin e tyre, Myftiun Ismailov janë në front përballë rusëve, një tjetër figurë muslimane, edhe politike gjithashtu, po i qëndron besnik Putinit. Eshtë udhëheqësi çeçen Ramzan Kadirov.
Ndërsa mund të përligjej një raport korrekt prej shtetarit mes tij dhe liderit rus në kushte normale, tashmë në kushte lufte, Kadirov po shtyhet dhe më tej, duke tentuar të jetë në ballë të pushtimit rus, i tillë që dikur u drejtua dhe kundër atdheut të tij, po aq brutalisht.
Së fundi, Kadyrov iu drejtua presidentit Putinit me një kërkesë për të “urdhëruar” pikërisht atë dhe njerëzit en tij që të pushtojë Kharkovin, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës.
“Shoku President, Shoku Komandant i Përgjithshëm, e kam thënë shumë herë që jam këmbësoria juaj, se jam gati të jap jetën për ju.
Megjithatë, nuk mund të shikoj të vdesin luftëtarët e mi dhe të t’u të Ministrisë së Mbrojtjes, Gardës Kombëtare dhe strukturave të tjera.
Ju lutemi mbyllni sytë për gjithçka dhe na lejoni t’i japim fund asaj që po ndodh atje brenda një ose dy ditësh.
Vetëm kjo do të shpëtojë shtetin dhe popullin tonë.
Jam i bindur për këtë!”, ka shkruar Kadyrov.
Qëndrimi i tij ka hasur në kundërshtime në botën muslimane, pasi është konsideruar se bie ndesh me parimet islame të një lufte. Për pushtimin rus të Ukrainës, ekziston një qëndrim unik dhe i padebatueshëm që është i padrejtë. /tesheshi.com/