Një pesë vjeçare e adhurueshme, është bërë e famshme në internet pasi shpërtheu në lot kur pa që në pjatën e saj për darkë kishte mish pule të pjekur.
Indie Rose, nga Dublin, u tmerrua pasi ndihmoi babain e saj të përgatiste ushqimin dhe zbuloi se disa kafshë vriteshin për tu ngrënë nga njerëzit.
E ulur para pjatës së saj me mish pule, Indie Rose i tha babait të saj se nuk donte ta hante mishin pasi mësoi se ato “copëtoheshin” nga fermerët përpara se të servireshin në tavolinë. /tesheshi.com/