Çdo njeri do të rrijë dhe të kalojë natën në shtëpinë e tij, pas një dite të gjatë pune, e cila mund të jetë e lodhshme, stresuese, e kënaqshme, e lumtur etj. Me sa duket, të njëjtën gjë duan edhe kafshët, të cilat kërkojnë habitatin e tyre dhe ndihen më mirë të lirë, në mes të pyllit dhe grabitqarëve që u rrezikojnë jetën, sesa në kushtet më të mira të një kafazi.
Me ndihmën e WWF, një makinë e një kopshti zoologjik ka rikthyer në habitatin e tij dhe ka lënë të lirë tigrin që po shikoni në videon më poshtë. Pasi hapet porta e kafazit, tigri ‘shqyen’ sytë dhe shikon vërdallë.
Duket sikur nuk e beson që porta është e hapur dhe që ai mund të vrapojë i lirë. E provon dhe …. shikoni në video për të zbuluar se çfarë ndodh./tesheshi.com/