Ju prezantojmë me këtë vajzë të vogël, e cila ka thyer çdo protokoll të mundshëm dhe ka prekur e mallëngjyer të gjithë personat që kanë parë videon. Vajza, e cila është vetëm 3 vjeçe, është e bija e një ushtari që shërben në Kuvajt dhe nuk e kishte parë të atin prej më shumë se një vit.
Sapo vuri re se i ati ndodhej mes rreshtave të ushtarëve, ajo u shkëput nga duart e të ëmës dhe vrapo ta përqafonte, ndërsa ishte duke u zhvilluar ceremonia e rikthimit të ushtarëve në atdhe.
Me çiltërsi dhe pafajësi, vogëlushja kapi të atin tek këmbët dhe e përqafoi atë, duke e lënë vetëm pasi edhe i ati iu përgjigj reagimit të saj. Gjesti i vajzës së vogël ka mallëngjyer gjithë të pranishmit. “Nuk e kisha idenë se do të bënte këtë gjë gjatë ceremonisë. Në fund të fundit, ajo nuk e ka aspak idenë e kësaj ceremonie dhe rregullave që duhen ndjekur”,- tha nëna e vajzës./tesheshi.com/