Ky është një rast i rrallë i lindjes së binjakëve identikë, të cilët jo vetëm janë rritur në të njëjtën qese amniotike, por gjithashtu ndajnë të njëjtën placentë.
Binjakët Jilian dhe Jenna, të cilët lindën disa ditë më parë në Shtetet e Bashkuara, janë një rast unik, një shtatzëni si e tyre ndodh vetëm një në çdo 10 mijë herë.
Lindja e binjakëve u ndoq nga televizioni amerikan ABC, i cili arriti të kapte një moment fantastik, lindjen e këtyre vëllezërve të kapur dorë për dore./tesheshi.com/