Ne të gjithë i kemi lexuar tabelat dhe kemi dëgjuar historitë rreth çfarë shkaktojnë celularët tek pikat e karburanteve. Videoja më poshtë ju tregon më shumë në lidhje me këtë arsye.
Në pamjet e marra nga kamerat e survejimit duket një motoçiklist, i cili ndalet tek pika e karburantit për tu furnizuar.
Për rreth 10 sekonda motoçiklisti qëndron dhe shkon në anën e kundërt të furnizimit teksa aty po u furnizonte një motoçiklist tjetër.
Motoçiklisti, i cili mbante veshur një këmishë të bardhë, kthehet përsëri në vendin e mëparshëm dhe shikohet teksa tenton të nxjerrë celularin e tij teksa po priste në motoçikletë të furnizohej.
Sa filloi të furnizohej, ai dhe motoçikleta e tij përfshihen nga flakët. Policia shpërndau pamjet me shkrimin: “Mos përdorni celularët në pikat e karburantit”./tesheshi.com/