Kryeministri i sapo zgjedhur i Kanadasë, në ndryshim me të gjithë krerët e shteteve të të gjitha vendeve me të cilët jemi hasur deri më tani, duket se ka thyer tabutë duk ecur krahë për krahë me popullin e tij.
Justin Trudeau është parë të martën në mëngjes duke ecur në Jarry metro stacion, ndërsa ka bërë fotografi dhe ka biseduar me kalimtarët e rastësishëm që kalonin aty. Tepër modest, si gjithë pjesa tjetër e popullsisë, ai ka shkuar në punë me metro, në ndryshim total nga politikanët tanë, që jo vetëm nuk e kanë idenë se çfarë është përdorimi i shërbimit publik, por shkojnë e blejnë makina nga më të shtrenjtat, siç bëri qeveria shqiptare së fundmi.
Ecje mes popullit që e do dhe i do. Ky është shembulli i kryeministrit kanadez, videoja dhe fotot e së cilit me qytetarët kanë bërë xhiron e botës./tesheshi.com/