Është bërë hit videoja e 57-vjeçarit Alexander Goldinsky, i cili tentoi të trukonte një aksident, me qëllim për të siguruar një zhdëmtim nga një kompani sigurimi, me pretendimin se është plagosur në vendin e punës.
Kamerat e vëzhgimit kapën veprimin hileqar të Glodinsky-t, i cili hodhi disa copa akulli në dysheme dhe më pas bëri sikur shkeli, rrëshqiti e u plandose mbi dysheme. Por gënjeshtra e tij rezultoi me “këmbë të shkurtëra”.
Goldinsky u ballafaqua me një hetim policor në vend të një rimbursimi nga sigurimi dhe një padi pritet të ngrihet ndaj tij për mashtrim. /tesheshi.com/