Asnjë fëmijë nuk mund t’i rezistojë fuqisë së një ninulle. E në këtë rast sa ky fëmijë që peshon më shumë se 90 kilogramë. Ka bërë xhiron e botës videoja e elefantit që fle tërësisht i qetë në krahët e një vajze të vogël, e cila, si një nënë shumë e dashur, i këndon një melodi nina-nana.
Videoja është postuar në kanalin e YouTube nga resorti ‘Chai Lai Orchid” në malet Chiang Mai në Tailandë. Është një resort i cili veç se ndihmon të rejat që bien pre e shfrytëzimit seksual, promovon edhe turizmin në këtë shtet. Nga kjo sjellje e elefantit ka marrë shtysë edhe filmimi e publikimi i videos, me qëllim mbledhjen e fondeve për të liruar elefantët nga shfrytëzimi i tyre në masë për qëllime turistike./tesheshi.com/