Një video parazgjedhore e prezantuar së fundi nga partia e Nenad Stevandiaçit, “United Srpska”, është komentuar si skandaloze por dhe gazmore njëherësh.
Kjo video qesharake fillon me një shqiptar, një kroat dhe një boshnjak diku në një tavernë imagjinare, “duke u mburrur me atë që u bënë serbëve”.
Pastaj shfaqet një serb i madh, godet grushtin në tryezë dhe kërcënon shqiptarin, kroatin dhe boshnjakun me gishtin e tij tregues “se ata ishin mashtruar, sepse Republika Srpska tani është e bashkuar”.
“Armiqtë e urrejtjes” së Republika Srpska ikin shpejt nga kafeneja dhe aty shfaqet Nenad Stevandiç, i cili thotë: “Republika Srpska është e bashkuar. Dhe gjithmonë do të jetë e bashkuar. Ky është detyrimi ynë”. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/najboljezasve/videos/410592836588852/?t=0