Rrëzimi i një aeroplani ushtarak amerikan që funksiononte qysh nga Lufta e Dytë Botërore ka çuar në vdekjen e 7 personave, të gjithë shtetas amerikanë, njofton BBC.
Aeroplani i rrallë i modelit B-17 u rrëzua në hapësirën e aeroportit Bradley të Connecticut.
Në bord ndodheshin 13 persona në total, ku 6 anëtarë të bordit sipas mediave të huaja kanë shpëtuar. Avioni ishte i regjistruar si avion civil dhe nuk po përdorej nga ushtria amerikane, thonë zyrtarët e aviacionit.
Ekspertët thonë se rreth 10 aeroplanë B-17 janë ende në gjendje pune dhe fluturojnë vazhdimisht mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /tesheshi.com/