Në një garë qartazi dhe fantazie artistiko-politike, kreu demokrat Basha ka përcjellë një video-mesazh apelues me kredon për të “qëndruar në shtëpi”.
Edhe ai këshillon për t’i respektuar masat, duke besuar se vetëm kështu do mund t’ja dilet.
“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!”, shkruan Basha, duke i dalë padashur krah qeverisë. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2699996546765467/?t=29