Dhjetë minuta pasi morri patentën e drejtimit të automjetit, duke qenë në timon, bën të lexojë një mesazh të një miku pikërisht për këtë gjë, ardhur në celular. Rezultati: bie në lumë!
Aksidenti i rrallë ndodhi në qytetin Zunyi në Kinë, që ndodhet në jug të provincës Guizhou.
Në momentin që i sapodiplomuari (për timon) Zhang ra në lumë, kamerat e sigurisë kapën gjithçka.
Ai u tha mediave lokale në vijim:
“Ndërsa drejtoja automjetin, mora telefonin dhe po lexoja një mesazh. Ndërkohë, dy persona ishin para meje në urë. U nervozova dhe ktheva timonin.”
Makina nuk u fundos menjëherë, e kjo i dha Zhang mundësinë që të dalë prej aty e të notojë deri në breg.
“Për fat të mirë, makina qëndroi mbi sipërfaqen e ujit për një kohë. Nuk isha në gjendje të hapja derën time, kështu që hapa derën e pasagjerit”, shtoi ai. /tesheshi.com/
https://youtu.be/CMB3Mz8z6D4