Hyundai “duke ecur” tërhoqi vëmendjen më të madhe në ekspozitën gjigande Consumer Electronic Shoë nga (CES) në Las Vegas.
Kompania prezantoi modelin e quajtur “Elevate”, një makinë klasike, por që në sajë të “këmbëve robotike” mund të ecë dhe si një robot, duke e lejuar që të lëvizë në terrene të ashpra, shpesh të paarritshme me rrota.
Hyundai Elevate mund të ngjitet mureve deri në 1.5 metra, ndërsa kur përdor këmbët robotike, shpejtësia është e kufizuar deri në pesë kilometra në orë.
John Suh nga Hyundai tha gjatë prezantimit se ky model u përgjigjet rasteve të fatkeqësive natyrore dhe katastrofave, duke luajtur rolin e ambulancës atje ku makinat e tjera nuk arrjnë dot. /tesheshi.com/