Një astronaut rus ka gjetur një rrugë mjaft të veçantë për të fluturuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Anton Shkaplerov është filmuar ulur mbi një fshesë me korent dhe argëtohet ndërsa bën sikur fluturon.
45-vjeçari gjatë një pastrimi rutinë të anijes hapësinore vendosi të provojë metodën unike të transportit.
Video është bërë virale në rrjetet sociale.
Astronauti po shërben në ekspeditën 54 të stacionit hapësinor si inxhinier fluturimi dhe do të jetë komandanti i Ekspeditës 55./tesheshi.com/