Një video tejet emocionuese e takimit të parë nënë-bijë pas 13 vitesh ndarje është lëshuar në rrjetet sociale.
Temi Afolayan, 40 vjeçe, duhej të transferohej nga Nigeria në Mbretërinë e Bashkuar dhe të linte vajzën e saj të atëhershme 5-vjeçare Damola, e cila u rrit nga gjyshja.
Temi duhej të shkonte në Britani të Madhe për arsye migracioni, sipas uebfaqes Happily, e cila gjithashtu publikoi videon.
Por Temi, e cila punon si kozmetologe në Stevenage, ishte e vendosur të kthehej një ditë për të parë vajzën e saj. Kur ajo mori të gjitha lejet e nevojshme të udhëtimit, Temi shkoi në Nigeri ku befasoi vajzën në ditëlindjen e 18-të.
Ajo e befasoi atë në Universitetin Afe Babalola, ku Damola studionte mjekësi, duke dashur të ishte një mami ose doktore. /tesheshi.com/
https://youtu.be/vjoJJhLBN7o