Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një video-mesazh me një tjetër promovim të suksesit të Reformës në Drejtësi sipas saj.
“Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth Reformës në Frejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.
Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, shprehet ambasada e SHBA, që më pas e ilustron këtë qëndrim me anë të një vidoeje. /tesheshi.com/
https://youtu.be/1BrZM7_xjeQ