Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vëzhgimi: Mos po jetojmë ende në botën e Hitlerit?

by te Sheshi
15/04/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Vëzhgimi: Mos po jetojmë ende në botën e Hitlerit?

Më shumë se shtatë dekada pas vdekjes së tij, duket e pamundur që bota t’i shpëtojë fantazmës së Hitlerit. Në Britani, u rindez së fundmi një konflikt i hershëm për komentet e një lideri laburist që lidhnin Hitlerin me sionizmin. Më herët akoma, gjatë një shkëmbimi replikash me liderët europianë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se politikanët në Hollandë dhe në Gjermani ishin nazistë të kohëve moderne. Dhe në fund fare, Hitleri u shfaq në gafën tronditëse të sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Është e rëndësishme që tmerret e Holokaustit dhe masakrat e kryera nga makineria e luftës e Hitlerit mbeten në ndërgjegjen globale. Hitleri dhe nazistët ende, për shumë arsye të kuptueshme, të kujtojnë realitetin më të trishtuar për atë që mund të bëhet me njerëzimin dhe politikën. Por, joshja për ta risjellë atë në vëmendje në mënyrë që të shënosh pikë politike, është më mirë të lihet mënjanë, pasi mund të dalë jashtë kontrollit.

Në të vërtetë, Shtëpia e Bardhë e Trump dhe shumë nga brohoritësit e tij në të djathtën ekstreme të Europës, i kanë zët analogjitë fashiste që vijnë ndonjëherë kundër tyre nga kundërshtarët. Përballë trashëgimisë helmatisëse të ultranacionalizmit perëndimor, ata këmbëngulin se lëvizjet populiste të krahut të djathtë përfaqësojnë diçka krejtësisht të re, një kthesë të epokës. Por, ata nuk mund t’i fshijnë kaq lehtësisht hijet e së shkuarës.

E gjitha kjo na sjell tek krye-zëdhënësi i presidentit Trump. Ditën e parë të festës hebreje të Pashkëve, Spicer bëri një gabim të pabesueshëm të cilin mund edhe të mos e bënte, kur u pyet për përgjigjen ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri nga presidenti Assad. Ai kërkoi të dënonte në shkallë sipërore veprimet e Assad duke sugjeruar se madje as Hitleri nuk i kishte përdorur ato gjatë luftës së Dytë Botërore-  duke injoruar, si duket, faktin që miliona hebrenj u vranë në dhomat e gazit në kampet naziste të përqëndrimit.

“E dini, edhe një personi aq të neveritshëm sa Hitleri nuk i shkoi ndër mend të përdorte armë kimike”, tha Spencer. “Kështu që ja si është puna, nëse je Rusia, pyet veten: a do të doje të rreshtoheshe me një vend dhe një regjim të tillë?”.

Kuptimi që Spencer dëshironte të nxirrte – duke nënvizuar edhe të dhënat e reja të shërbimeve sekrete që Rusia kishte kërkuar të mbulonte sulme të mëparshme të Assad me armë kimike – humbi në turmën e habitur të gazetarëve. Atij iu dha edhe mundësia për ta pastruar rrëmujën që krijoi, por sqarimet e tij krijuan edhe më shumë habi.

Kjo sigurisht nuk është gafa e parë e Spencer, por në këtë rast mund të nxjerrësh disa pika tronditëse nga sallata e fjalëve që ai përdori. Së pari, problematike është referimi se hebrenjtë gjermanë dhe të tjerët që u ekzekutuan në dhomat e gazit të Hitlerit, nuk ishin “populli i tij”. Pastaj etiketimi i kampeve të vdekjes si “qendra të Holokaustit” dhe aludimi se në njëfarë mënyre, ata që u vranë nuk ishin  “të pafajshëm”. E së fundmi, shtrohet pyetja që nuk po merr përgjigje: në çfarë drejtimi këto komente mund të kenë kuptim si metafora?

Reagimet ishin të shpejta dhe rrjetet sociale treguan dhe njëherë efikasitet.

Për të qenë të sinqertë, e gjitha kjo është stërhollim i kotë Por është e çuditshme dhe jo një incident i izoluar në administratën Trump.  Në mbrojtje të Spencer mund të vijnë argumentet se komentet e tij ishin të pakujdesshme dhe të keqkuptueshme, por jo ideologjike. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shpirtin binjak të presidentit të tij, në anën tjetër të pellgut.

Marine Le Pen, kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës, e cila është mbërthyer në një garë të fortë, në mënyrë kontraverse argumentoi këtë javë se kombi i saj nuk mund të mbante më mbi shpatulla fajin për Holokaustin, duke iu referuar një episodi specifik të vitit 1942, kur me mijëra hebrenj u rrethuan dhe u ndaluan në Paris e më pas u dërguan me anije drejt vdekjes.

“Franca është ndotur në mendjen e njerëzve për shumë vjet. Në realitet, fëmijëve tanë u është mësuar se ata kanë gjithë arsyet për ta kritikuar atë, për të parë vetëm aspektet e errëta historike”, tha Le Pen në komentet që tërhoqën kritika nga ministria e Jashtme e Izraelit. “Unë dua që ata të jenë sërish francezë krenarë”.

Kritikët thonë se partia e saj Fronti Nacional është e mbushur me mohues të Holokaustit dhe simpatizantë neofashistë të bashkëpunimit të Francës së regjimit të Vishisë me nazistët. Kundërshtari i saj kryesor, centristi i pavarur Emmanuel Macron, ishte shumë i ashpër: “Zonja Le Pen ka bërë një gabim të rëndë historic dhe politik. Kjo është fytyra e vërtetë e së djathtës ekstreme në Francë, të cilën un po luftoj”. Edhe Le Pen mund të dëshmojë sesi mund të pësojë fatkeqësi nga fantazma e Hitlerit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!
Lindja e Mesme

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Veliaj premton në Shëngjergj: jo diferencime mes fëmijëve në fshat e qytet

Veliaj premton në Shëngjergj: jo diferencime mes fëmijëve në fshat e qytet

Dramë pa fitues në derbin “aziatik” të Milanos

Dramë pa fitues në derbin “aziatik” të Milanos

Merkel, bën tentativën finale për të zgjidhur krizën: çon në Tiranë dy të besuarit e saj

Merkel, bën tentativën finale për të zgjidhur krizën: çon në Tiranë dy të besuarit e saj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni