Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vëzhgimi historik: si ndodh që katastrofat të ulin pabarazinë

by te Sheshi
07/03/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Vëzhgimi historik: si ndodh që katastrofat të ulin pabarazinë

Niveluesi i Madh: dhuna dhe historia e pabarazisë që nga epoka e gurit deri në shekullin e 21-të. Si lehtësues momentar, Depresioni i Madh duket një kandidat jo i përshtatshëm. Por, kur shkon në faqen 363 të librit “Niveluesi i Madh”, nga autori Walter Scheidel, kthehet ndjesia se vërtet kjo ngjarje rrënuese për Amerikën e paska pasur edhe një ndikim pozitiv, atë të nivelimit të pabarazisë. Kështu, si shembull unik, pasi asnjë recesion tjetër në Amerikë nuk ka sjellë efekte të njëjta – rritja e rrogave ishte reale dhe të ardhurat e më të pasurve ranë në atë nivel që “patën një ndikim të fuqishëm në pabarazinë ekonomike”. Vërtet që ky depresion solli vuajtje të mëdha dhe varfëri të tmerrshme. Por nuk shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve dhe në këtë drejtim, qëndron në një pozicion unik.

Nëse kjo llogaritet si lehtësim, mund të nisim të imagjinojnë shkallën e fatkeqësive që vijnë para dhe pas tij. Historiani nga Vjena, profesor në universitetin e Stanfordit e vendos debatin se pabarazia në rritje që konstatohet në punimet e ekspertëve të kohës sonë, në kontekst të gjerë historik, duke shqyrtuar edhe rrethanat nën të cilat pabarazia është ulur, apo niveluar.

Pasi ka mbledhur një spektër të gjerë literature akademike për të prodhuar vëzhgimin që nis nga epoka e gurit, ai pretendon se pabarazia brenda vendeve është pothuajse gjithnjë ose e lartë ose në rritje, falë mënyrave me të cilat fuqitë ekonomike dhe politike mbështesin njëra-tjetrën, dhe që ua kalojnë këtë mbështetje brezave. Sipas tij, pabarazia, në kundërshti me teorinë e disa të tjerëve, nuk mban në vetvete farat e rënies së vet.

Vetëm katër gjëra, sipas argumenteve të Scheidel, shkaktojnë nivelim në shkallë të gjerë. Epidemitë dhe pandemitë ia arrijnë të nivelojnë pabarazinë, sikundër bëri “vdekja e zezë” kur ndryshoi vlerat relative të tokës dhe punës në fund të periudhës mesjetare në Europë. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe rënia totale e shteteve të tëra dhe sistemeve ekonomike, ashtu si ndodhi në fund të dinastisë Tang në Kinë dhe me shpërbërjen e pjesës perëndimore të perandorisë Romake.

Kur të gjithë përfundojnë si lypsarë, të pasurit humbasin më shumë. Revolucioni total, si ai llojit rus apo kinez, hyn në këtë kategori. Në të njëjtën mënyrë mund të llogariten edhe sivëllezërit e tyre, revolucionet e shekullit të 20-të: luftërat me mobilizim masiv.

Dhe kjo është e gjitha. Krizat financiare mund ta rrisin pabarazinë po aq shpesh sa edhe mund ta ulin atë. Reformat politike janë në të shumtën e kohës, jo efikase, pjesërisht për shkak se ato shpesh synojnë balancën e pushtetit midis të pasurve në të drejtën e tyre dhe të pushtetshmëve politike, sesa synojnë nivelimin për ata që nuk kanë asgjë.

Reformat e tokës, lehtësimi i borxheve dhe emancipimi i skllavërimit nuk sjellin ndonjë gjë të madhe, edhe pse shansi i tyre për të ndikuar në nivelim shtohet nëse ato janë të dhunshme. Por dhuna nuk çon në vetvete drejt një barazie më të madhe, përveçse kur është në shkallë të gjerë. “Trazirat më popullore në histori”, shkruan Scheidel, “kanë dështuar krejt për të sjellë barazi”.

Ndoshta pjesa më tërheqëse e librit është grumbullimi i kujdesshëm i të dhënave që tregojnë se lufta me mobilizim masiv ishte shkaku i mbuluar përcaktues që solli rënien e paprecedent të pabarazisë që u vërejt në botën perëndimore midis viteve 1910 dhe 1970 (edhe pse depresioni i madh huazoi një dorë të rëndësishme në ndihmë). Duke kërkuar sakrifica nga të gjithë, sistemimi i burimeve kombëtare në një shkallë të tillë nën rrethana të tilla krijoi një rast pazakonshmërisht të fortë për rrudhjen e të pasurve.

Taksat mbi të ardhurat dhe ato për pronën u rritën në mënyrë spektakolare gjatë dy luftërave botërore (taksa rekord mbi të ardhurat u shënua me 94 për qind në Amerikë në vitin 1944, ndërsa taksa mbi pronën kulmoi me 77 për qind në vitin 1941). Dëmtimet fizike të të mirave kapitale reduktuan asetet e të pasurve, gjithashtu, ashtu sikundër bëri edhe inflacioni i pasluftës. Luftërat gjithashtu, tërhoqën anëtarësi në sindikata – një nga faktorët e lidhur me luftën që luajti rol në mbajtjen e pabarazisë në nivele të ulëta për rreth një brez të tërë pas vitit 1945, përpara se të rritej sërish në vitet 1980.

Shekulli i 20-të ishte një epokë e rritjes së demokratizimit, po ashtu. Por, Scheidel e sheh këtë si një pasojë tjetër të luftës së përgjithshme. Ai ndjek në këtë argument, Maks Weber, një nga themeluesit e sociologjisë, duke e parë demokracinë si një çmim që elitat e paguajnë për bashkëpunimin me klasat jo-aristokratike në luftën masive, gjatë të cilave legjitimohet nivelimi i thellë ekonomik. Duke shkuar përtej punës së Daron Acemoglu dhe kolegëve të vet,

Scheidel argumenton se demokracia nuk ka ndonjë efekt të qartë mbi pabarazinë në kohë të tjera, veç luftës, (një paralele e këndshme me këtë panoramë të shekullit të 20-të sillet nga Athina klasike, një demokraci ku gjithashtu kishte, krahasimisht, nivele të ulëta të pabarazisë në të ardhura e që ishte e ndërtuar gjithashtu mbi mobilizimin masiv, të domosdoshëm për luftërat e kohës).

Nivelimet katastrofike do të jenë më pak të mundshme në të ardhmen. Pandemitë janë një rrezik real, mirëpo epidemitë e krahasueshme me ato të vdekjes së zezë, nuk kanë gjasa. As revolucionet e përgjithshme apo luftërat ku marrin pjesë ushtri milionëshe. Mbi të gjitha këto, që nga Revolucioni Industrial, është rritur prosperiteti, pavarësisht pabarazisë. Dhe në dekadat e fundit, pabarazia në shkallë globale ka rënë.

Lajme të mira në përgjithësi, por lajme që i lënë lexuesit që do të pëlqenin të dëshmonin për më pak ekonomi të pabarabarta individuale, në një lloj dileme. Edhe pse një përpjekje e kotë, Scheidel provon se përpjekjet për të lehtësuar pabarazinë përmes politikave të rishpërndarjes dhe fuqizimit të punës, të paktën nuk kanë shfaqur shenja se po shkaktojnë ndonjë dëm. Ato mundet, madje, të mbajnë nën kontroll rritjen e mëtejshme të pabarazisë, por ato me zor se mund të kenë ndikim në drejtimin e ndryshimeve. Dhe këto politika mund të kenë edhe kosto oportune: nëse historia nuk sjellë mbështetje për të menduar se reduktimi i thellë e paqësor i pabarazisë mund të jetë i mundur, ndoshta progresistët duhet t’i ngarkojnë vetes detyra të tjera.

Ekzistojnë dy mundësi të tjera. Njëra prej tyre është se rrethanat historike mund të ndryshojnë. Ashtu si tregon edhe historiani Scheidel, shekulli i 20-të ishte shumë u ndryshëm nga gjithçka që kishte ardhur më herët. A nuk është e mundur që një tjetër transformim më pak i tmerrshëm, por po kaq i thellë në mënyrën sesi popujt dhe kombet bashkëjetojnë ose jo, të mund të ndodhë? Nëse, për shembull, inteligjenca jo-njerëzore që po shtohet vendos se nuk dëshiron të jetë pronë e kërrkujt, e atëherë ta konfiskojë veten nga pronarët, a do të sillte kjo një ndryshim?

Mundësia tjetër është se disa mund ta shohin rënien e civilizimeve si një çmim që ia vlen të paguhet për Utopinë që mund të rindërtohet nga rrënojat – ose thjesht mund t’u pëlqejë të shohin sesi digjet bota. Individë dhe grupe të vogla mund të ëndërrojnë për dhunën bërthamore, apo bioteknologjike, në një shkallë që ishte e pamendueshme në të kaluarën. Pasuria mund të përqëndrohet pashmangshmërisht me kalimin e kohës, por jo aftësia për të shkatërruar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Thaçi për Zërin e Amerikës: Ne e dimë çfarë na kanë serbët, por duhet të pajtohemi

Thaçi për Zërin e Amerikës: Ne e dimë çfarë na kanë serbët, por duhet të pajtohemi

Përfitimet shëndetësore nga banania e kuqe

Përfitimet shëndetësore nga banania e kuqe

I moshuari 90-vjeçar jep këshillat e tij: Si të luftoni vetminë në këtë moshë

I moshuari 90-vjeçar jep këshillat e tij: Si të luftoni vetminë në këtë moshë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni