Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VEZHGIM/ Serbët e Graçanicës “shtet” më vete

by te Sheshi
10/03/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
VEZHGIM/ Serbët e Graçanicës “shtet” më vete

Pas përfshirjes së “Listës Serbska” në procesin zgjedhor të Kosovës dhe marrjes së 10 vendeve në Kuvendin e Kosovës si dhe të disa komunave, komuniteti serb, në vend që ta pranojë edhe më shumë realitetin e ri dhe simbolet e Kosovës, ka filluar që t’i neglizhojë edhe më shumë.

Para ardhjes së listës serbe në Pushtet, serbët kishin filluar që ta pranojnë më lehtë realitetin e ri të krijuar, por pas ardhjes së këtij subjekti politik ka ndryshuar kjo qasje, sepse ky subjekt nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ani pse anëtarët e saj janë në qeveri, paguhen nga taksat e qytetarëve dhe shfrytëzojnë asetet publike. Kjo po ndodh për faktin se subjektet politike serbe që ishin në pushtet para listës serbe, e kanë pranuar realitetin e ri dhe kanë punuar për integrimin e serbëve të Kosovës nëpër institucione.

gracanica-4                                                                                                                                               Tesheshi.com ka qëndruar në Komunën e Graçanicës, komunë kjo që është ndarë nga Komuna e Prishtinës dhe është krijuar me procesin e decentralizimit. Në këtë komunë, përfshirë edhe objektin e komunës, nuk shihet asnjë simbol i shtetit të Kosovës. Në këtë objekt, por edhe në rrugë ka vetëm flamuj të Serbisë.

Një banor i kësaj komune që nuk donte që identifikohej, ka thënë për tesheshi.com, se pas ardhjes së kryetarit të ri nga ky subjekt politik, qasja e serbëve të kësaj komune në raport me shtetin e Kosovës ka ndërruar dhe se kjo do të vazhdojë.

“Partitë serbe që kanë qenë më herët nuk kanë punuar sa duhet për interesa të serbëve. Ata kanë punuar për interesa të veta për të marrë poste në Qeverinë e Kosovës dhe kanë pasur për qëllim shkëputjen nga Qeveria e Serbisë. Kurse lista serbe, nuk bën asgjë pa e pyetur Qeverinë e Serbisë dhe më e rëndësishmja nuk e njeh Kosovën si shtet. Presim që me asosacionin e komunave serbe, ashtu siç është marrëveshja në Bruksel, serbët do të fuqizohen edhe më shumë”, deklaroi ai.

Ndërsa shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë thonë që janë të diskriminuar nga Komuna e Graçanicës. Ata thonë se në fshatrat me shqiptarë nuk ka asnjë lloj të investimeve nga ana e komunës.

Rrugët në këtë komunë janë vetëm në gjuhën serbe, ndërsa shqiptarët e kanë problem që të komunikojnë me ofiqari për t’u pajisur me dokumente të ndryshme, pasi që aty nuk ka asnjë shqiptar të punësuar.

Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë ka barazuar statusin e gjuhës shqipe dhe serbe, si gjuhë zyrtare në vend dhe të drejta të barabarta sa i përket përdorimit të tyre në të gjitha institucionet e Kosovës. Përderisa ky ligj njeh këto të drejta, ato janë duke u shkelur në komunën e Graçanicës. Atje çdo shkrim dhe komunikimi janë vetëm në gjuhën serbe.

A.G një shqiptar nga kjo komunë, ka thënë për tesheshi.com se Komuna e Graçanicës, tenton të funksionojë tamam si një komunë në Serbi, e jo në territorin e Kosovës. Ai thotë se shqiptarët nuk kanë të drejta sa duhet dhe nuk janë të përfaqësuar në këtë komunë.

“Ne shqiptarët në Komunën e Graçanicës jo që ndihemi, por jemi të diskriminuar. Një dokument me shku me nxjerrë në komunë duhet me ditë serbisht. Në komunë nuk ka asnjë simbol të shtetit të Kosovës, e as në rrugë, nuk të duket që je në Kosovën e pavarur. Gjithashtu gjuha shqipe nuk konsiderohet gjuhë zyrtare. Derisa në qytete tjera në Kosovës dhe nëpër rrugë vërejmë se ka emërtime të rrugëve në gjuhën shqipe dhe serbe, këtu nuk ekziston një gjë e tillë. Kjo situatë dhe mosinvesimet nëpër fshatra po ndikon që shqiptarët edhe të migrojnë për në zona tjera dhe nëse vazhdohet kështu do të mbesin vetëm serbët shumicë absolute. Për këtë situatë krejt fajet i kanë politikanët tanë që i kanë bërë serbët komunitet të privilegjuar. Pas ardhjes në pushtet të listës serbe, siç duket serbët janë bërë edhe më faktor jo vetëm këtu, por edhe në pjesë të tjera ku ka serbë”, theksoi ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
FUTBOLL/ Ja cilat janë 10 mbrojtjet më të mira në Evropë

FUTBOLL/ Ja cilat janë 10 mbrojtjet më të mira në Evropë

FAKTI/ Masakrat e Ruandës u kryen me armë shqiptare

FAKTI/ Masakrat e Ruandës u kryen me armë shqiptare

Për deputeten e djathtë Mesila Doda, çështja “Doshi” është një lojë

Për deputeten e djathtë Mesila Doda, çështja “Doshi” është një lojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni