Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VËZHGIM/ Kosova përballet me rënie të investimeve dhe ikje të investitorëve potencialë

by te Sheshi
30/03/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
VËZHGIM/ Kosova përballet me rënie të investimeve dhe ikje të investitorëve potencialë

Nga Bashkim Kastrati

Kosova vazhdon të mos shihet si një vend i përshtatshëm për investime të huaja. Viteve të fundit ka pasur një trend të rënies së investimeve dhe kjo nga ekspertët e ekonomisë po konsiderohet si një ngecje e madhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas tyre, faktorët për mosardhjen e investitorëve të huaj janë të shumta, por e para dhe më e rëndësishmja është se Kosova nuk është bërë asnjëherë vend atraktiv për investitorët e huaj. Ka ambient të renduar të burokracisë, korrupsionit, mos funksionimit të gjykatave. Ka një risk të lartë politik, funksionimi i institucioneve shtetërore ndër të tjerash këtë vit ka qenë shkatërrues sa i përket investimeve.

Gjithashtu nga hulumtimet e shumta të bëra nga shoqatat ekonomike, është vlerësuar se barrierat në të bërit biznes, siç është niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, si dhe evazioni fiskal, kanë ndikuar që shumë investitorë të mos shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Çdo kompani e huaj, e cila dëshiron të investojë në Kosovë, së pari hulumton procedurat për regjistrim, taksat, ambientin politik dhe juridik, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe në bazë të kësaj vendos se a do të investojë apo jo. Fatkeqësisht Kosova ka ngecje në të gjitha kriteret e lartcekura dhe rrjedhimisht ka rënie të investimeve.

Në vitin 2007, sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës, investimet e huaja në Kosovë kishin arritur vlerën e 440 milionë eurove, derisa në shtator të vitit 2013, këto të hyra mbërritën shifrën e 205 milionë eurove, që është më pak se gjysma e shifrës së vitit 2007.

Rënie të investimeve të huaja në vitin 2014

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës në lidhje me zhvillimin makroekonomik, investimet e huaja direkte të pranuara në Kosovë në periudhën janar-qershor 2014 shënuan vlerën prej 38.9 milionë euro që është për 110.1 milionë euro më ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gjithashtu, investimet e rezidentëve të Kosovës në vende tjera ishin dukshëm më të ulëta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe arritën vlerën prej 1.5 milionë euro.

Sipas këtij raporti, investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive.

“Në kudër të investimeve të huaja direkte, investimet në kapital aksionar shënuan vlerën prej 24.6 milionë euro (92.9 milionë euro deri në qershor 2013), ndërsa kreditë ndërmjet ndërmarrjeve ishin 14.3 milionë euro apo 41.9 milionë euro më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera më e ulët e investimeve të huaja në gjysmën e parë të vitit 2014 kryesisht i atribuohet edhe shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë, rezidentëve kosovarë, por edhe shpërndarjes së superdividendës nga disa prej kompanive të huaja”, thuhet në këtë raport.

Ndërsa, sa i përket origjinës së investimeve të huaja direkte, Zvicra paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti Investimet e Huaja Direkte në gjysmën e parë të vitit 2014 (15.3 milionë euro), pasuar nga Austria, Gjermania dhe Shqipëria, të cilat investuan përafërsisht nga 13 milionë euro secila.

“Përderisa investimet nga Austria dhe Shqipëria shënuan rritje prej 49.5 përkatësisht 13.5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, investimet nga Zvicra në vitin 2014 ishin më të ulëta për 25.6 për qind”, thuhet në raport.

Investitorët e huaj po ikin nga Kosova

Liridon Alidemaj, magjistër i ekonomisë, ka thënë për tesheshi.com se rënia e investimeve të huaja është mjaft shqetësuese për Kosovën pasi që me një rritje shumë të vogël ekonomike, rreth 3 për qind në vit, ka nevojë më shumë se kurrë për të tërhequr investitorë të huaj, pasi që kjo do të krijonte vende të reja të punës, gjë që do të ndikonte në zvogëlimin papunësinë dhe uljen e varfërisë.

“Këto rënie kanë ardhur si pasojë e mungesës së seriozitetit dhe mosangazhimit të duhur nga ana e institucioneve tona për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të bërë biznes dhe të sigurojnë mbrojtjen e investitorëve. Investitorët e huaj, jo vetëm se nuk po vijnë në Kosovë, madje edhe po largohen nga Kosova, të zhgënjyer, duke e investuar kapitalin e tyre në vende tjera të rajonit si: Maqedoni, Mal të Zi, etj”, thotë Alidemaj.

Ai thotë se edhe Banka Botërore e ka konsideruar Kosovën si një vend të pasigurt për investitorët, ndërsa konsideron se investitorët e huaj nuk ndihen të sigurt për të  investuar në Kosovë për shkak të mjedisit jo të favorshëm për të bërë biznes, mungesës së transparencës, korrupsionit, imazhit jo të mirë të shtetit, konkurrencës jolojale dhe evazionit fiskal, stabilitetit ekonomik dhe politik, mungesës të sundimit të ligjit, politikave fiskale, doganore, burokracisë, mungesës së personelit adekuat për disa lëmi etj.

Largimin e investitorëve e ka dëshmuar më së miri tërheqja e kompanive të huaja që po hyjnë në garë për privatizim e kompanive publike, siç ishte rasti i Postë-Telekomit të Kosovës.

Njëra prej arsyeve për tërheqjen e investitorëve apo kompanisë për blerjen e  PTK-së, ishte çështja e zbardhjes së disa situatave të dyshimta, të cilat ishin në procedura hetimore. Pra, çështje e korrupsionit është njëra nga problemet më madhore dhe problemi është se fatkeqësisht do të jetë i pranishëm edhe për një kohë shumë të gjatë.

Gjithashtu edhe problemet me energji elektrike janë një mangësi e madhe dhe po ndikojnë që Kosova të mos shihet si alternativë e mirë për investime. Një shembull i imazhit jo të mirë të Kosovës në raport me investitorët e huaj ka qenë kur në fund të vitit 2014 Kosovën e kishin vizituar investitorë potencialë ndërkombëtarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në kohën sa ata kishin qëndruar, ishin interesuar për ambientin afarist që ka Kosova, por ata kishin reaguar kur kanë parë që në Kosovë nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike, kur dhe kjo iu kishte krijuar përshtypje tejet negative këtyre biznesmenëve.

Si të tërhiqen investimet e huaja dhe cila është dobia e tyre 

Ekonomisti Alidemaj, thotë se për të tërhequr investitorë të huaj, është momenti i fundit që të krijohet një plan strategjik i duhur, dhe një qasje shumë më serioze nga ana e institucioneve të Kosovës drejt luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit etj.

“Mbi të gjitha duhet të përmirësohet imazhi i shtetit, të hiqet burokracia dhe të krijohet një pako atraktive për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe t’u sigurohet investitorëve mbrojtje të investimeve të tyre. Me përmirësimin e këtyre faktorëve, Kosova do të ketë një bilanc dhe imazh shumë më të mirë për tërheqjen e investitorëve të huaj, në të kundërtën do të vazhdohet ende trendi i rënies”, theksoi ekonomisti Alidemaj.

Investimet e jashtme direkte janë shumë pozitive, sepse krijojnë mundësinë për rritjen e punësimit dhe rritjen e GDP-së në ekonominë e Kosovës. Po ashtu, krijojnë mundësinë që ta zvogëlojnë dhe importin dhe ta rrisin eksportin, gjë që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës. /teshshi.com/

Related Posts

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pas mazhorancës së sotme, “Frroku” kompromenton rëndë dhe ish-qeverisjen e para 23 qershorit

Pas mazhorancës së sotme, “Frroku” kompromenton rëndë dhe ish-qeverisjen e para 23 qershorit

Erdogan viziton Ballkanin, pse nuk erdhi në Shqipëri?!

Erdogan viziton Ballkanin, pse nuk erdhi në Shqipëri?!

Shqipëria i shkatërron karrierën. Largohet trainer i Armenisë

Shqipëria i shkatërron karrierën. Largohet trainer i Armenisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni