Provimi i vettungut ka lënë në klasë Prokurorin e Apelit, Luan Kaloçi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit morri vendim për shkarkimin e tij pasi gjeti mospërputhje në deklarimet e kontratat e shitblerjes së disa pronave. Kjo ishe pranuar dhe nga vetë prokurori, me arsyetimin e shmangies së detyrimeve fiskale.
Ndërkohë, Luan Kaloçi njihej dhe si i apasionuar pas llotove sportive. Duke e konsideruar këtë si një lloj sporti, krejt të zakonshëm e jo bixhoz të mirëfilltë, ai e kishte deklaruar të dhënën se një dyqan prej 132 m 2, e kishte blerë pasi kishte fituar me një lloto. /tesheshi.com/