E veja e Azem Hajdarit, gjyqtarja Fatmira Hajdari, është e shkarkuara e radhës nga vettingu, pra Reforma në Drejtësi, pasi nuk ka mundur të justifikojë një pasuri prej afro 500 mijë eurosh. “Ishte një vendim i pritshëm”, qenë fjalët e para të saj pas procesit.
Në seancën e parë, Teo Jacobs, ndërkombëtari që monitoron procesin, e që sipas rastit heton me pyetje ata që dalin në vetting, e torturoi znj.Hajdari me një seri pyetjesh në lidhje me pasurinë.
Shkarkimi i saj vjen një kohë që e bija është bërë personazh politik, edhe duke u përkedhelur nga Perëndimi, ndërkohë që mban dhe peshën e emrit të të shoqit si “hero demokracie.
Ndërkoë, reagoi e bija në parlament. “Kjo e sotmja ishte një përgjigje për ata që thonë se ndenja këtu për të mbrojtur time më me sot e morën përgjigjen, dhe nëse e them këtë për time më e them për çdo njeri tjetër, Kjo shkon përtej familjes sime. Unë e mbështes reformën në drejtësi”, tha deputetja Rudina Hajdari.
/tesheshi.com/