Vettingu ka shënuar sot një “ditë historike” duke nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë dy emra simbol të saj: Artan Brocin, mbi statutën e të cilit “rëndonte” dhe pesha politike e të qënit vëlla i një prej të vrarëve të 2 Prillit, Arben Broci, si dhe Dritan Rreshkën, të komanduarin si kreu i Prokurorisë së Tiranës, një prej emrave më premtues të akuzës shqiptare, i konsideruar si “njeriu i amerikanëve” për të zënë “peshqit e mëdhenj”.
Por KPK-ja nuk ka pyetur për asgjë nga këto dhe i ka nxjerrë jashtë sistemit, që të dy për arsye pasurie.
Ka reaguar politikisht gjyqtari Broci, duke e cilësuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si nën urdhërat e Ramës. “K.P.K si komisaret politik të kryeministrit nuk dolën dot nga urdhrat politikë”, tha Broci. /tesheshi.com/