Ndërombtëtarët kanë përmbysur raportin e Parlamentit për Komisionit të Vettingut.
Siç bëhet e ditur nga një korrespondencë e fshehtë ndërmjet Kuvendit dhe OMN-së, janë rrëzuar kandidatët që mazhoranca kishte mbështetur, duke renditur në krye njerëz që PS i kishte vendosur në fund.
Ndër emrat më të famshëm që ndërkombëtarët kanë rrëzuar është Plarent Ndreca, ish-avokati i PS-së, sot Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Siç bëhet e ditur në një shkresë përcjellëse të OMN-së, Andi Murataj, Mimoza Qinami dhe Alfred Balla kanë kaluar provën e vettingut, ndërkohë që 12 kandidatë janë rrëzuar, ndër të cilët bie në sy Plarent Ndreca.
Ky i fundit është një ndër eksponentët e mazhorancës në llogoren e dytë të pushtetit, dhe personalisht me shumë pushtet influencash. Por njëherësh dhe me shumë përfolje si një emër për të cilin ekziston një dosje që e shndërron në “peshk”.
Ndreca kaloi tek Mjedisi pas një përvoje tek Arsimi, ku mbrojti reformën në mandatin e parë të Ramës. Dhe tek dikasteri i Blendi Klosit është kthyer në bezdinë e madhe të stafit, për stilin arrogant të komunikimit dhe drejtimit të punëve.
Dhe fakti që rrëzohet nga vettingu, ka një domethënie. /tesheshi.com/