Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të niset nesër nga Brukseli për të filluar menjëherë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Këtë e bëri të ditur për tesheshi.com një burim pranë misionit të BE-së për drejtësinë.
Kjo është pasoja e parë e zbardhjes së vendimit që mori Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor, ku rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin e vettingut.
Në vendimin e zbardhur përfshihen edhe mendimet e dy gjyqtarëve, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeraj që votuan pro kërkesës së PD-së.
Sipas vendimit, pretendimi se ligji cënon parimin e ndarjes së pushteteve është i pabazuar.
Ligji i Vetting-ut nis nga zbatimi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare vendimi i zbardhur i Kushtetueses. /tesheshi.com/