Adriatik Cama, prokuror i 21 Janarit, duhet të lërë detyrën.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi duke i gjetur shkelje në deklarimin e pasurisë, e gjykuar më pas se ajo është e pajustifikueshme.
Gjithashtu, sipas relatores Pamela Qirko, në raportin e DSIK-së thuhet se prokurori Cama ka qenë i përfshirë në një çështje korrupsioni në vitin 2005 kohë kur ka qënë në krye të prokurorisë së Lushnjes. Ajo konkludoi se Adriatik Camaj nuk është i përshtatshëm për të vijuar detyrën pasi bie pre e presioneve të grupeve kriminale.
Ky është i dyti rast në pak ditë kur vettingu tërheq vëmendjen e opinionit publik për rastet e shqyrtuara. Shkarkimi i Camajt vjen pas rastit të Admir Thanzës, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, të cilit iu zbulua një dënim për vjedhje në Itali vite më parë, çka e bëri të përlotej në sallë. /tesheshi.com/