Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vettingu, ja dosjet e para të gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të kalojnë në sitë…

by te Sheshi
29/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Ngec vettingu, Avokati i Popullit merr dosjet e aplikimeve

Dosjet e para që do të jenë objekt i organeve të vettingut janë ato të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me pasuritë që zotërojnë.

Dosjet u përkasin anëtarëve të organeve më të larta të sistemit aktual të drejtësisë, të cilët kanë përparësi kohore në raport me gjyqtarët dhe prokurorët në nivele më të ulëta, për t’iu nënshtruar veprimit të ligjit të Vetingut.

Në kuadër të verifikimit të ligjshmërisë së pasurive të deklaruara dhe të identifikimit të pasurive të fshehura, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka dërguar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive raporte për secilin gjyqtar apo prokuror të kërkuar, mbi transaksionet financiare brenda dhe jashtë vendit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në zbatim të dispozitave të Ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka asistuar si dhe ka dërguar informacionin përkatës pranë organeve të ngarkuar me këtë ligj, në përgjigje të kërkesave te tyre”, konfirmon DPPP për Shqiptarja.com.

Verifikimi i lëvizjes së parave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ardhur në zbatim të pikës 2 të nenit 33 të ligjit të Vetingut.

Pika 2 parashikon që ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet DPPP dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta.

Dokumentet e DPPP do të jenë pjesë e dosjes së ILDKPKI, që do të referojë në organet e Vetingut për secilin gjyqtar apo prokuror, sipas përparësisë. Këto dokumente ose informacione përdoren në cilësinë e provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit. Pra, dokumentet mund të jenë përcaktuese për fatin e një gjyqtari apo prokurori.

Ja çfarë përmbajnë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Dosjet e përgatitura nga ILDKP për çdo gjyqtar apo prokuror, do të pasurohen më tej me dokumentacione nga ekspertët ndërkombëtarë nga SHBA-BE, të cilët sipas ligjit kanë fuqi që të hetojnë mbi pasuritë e njerëzve të drejtësisë. Krahas përfaqësuesve të ONM, edhe Komisioni dhe Kolegji i Apelimit mbledhin prova për të verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e deklarimeve të bëra nga subjektet e rivlerësimit.  Në këtë kuadër, ILDKP dhe DPPP kryejnë vetëm fazën e parë të hetimit.

Dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përpos konstatimit të ILDKP nëse kanë bërë deklarim të saktë, nuk justifikojnë pasurinë me dokumentacion ligjor, kanë fshehur pasurinë, kanë kryer deklarim të rremë apo janë në konflikt interesi, do të përmbajnë të dhëna mbi pasuritë e paluajtshme, të regjistruara në regjistrin e pasurive të paluajtshme, ose të përfituara nga një akt noterial i paregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Dosja do të përmbajë informacion mbi llogaritë bankare, të dhënat tatimore, bazat e të dhënave mbi automjetet, të dhënat për hyrje-daljet në kufi.

Të dhënat e tjera

Dosja e prokurorit dhe gjyqtarit që do t’i dështohet Vetingut do të përmbajë gjithashtu dokumentet mbi të drejta ose interesa pasurorë të çdo lloji mbi një aset, qoftë ky i luajtshëm ose i paluajtshëm, i trupëzuar ose i patrupëzuar, material ose jomaterial, përfshirë dhe ato të evidentuara në formë elektronike ose numerike.

Këtu përfshihen kreditë, çeqet e udhëtimit, çeqet bankare, urdhërpagesat, të gjitha llojet e titujve, mandatpagesat dhe letrat e kreditit, si dhe çdo interes, dividend, e ardhur ose vlerë tjetër që buron prej tyre. Pjesë e dosjes do të jenë të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale të gjyqtarit apo prokurorit.

Pjesë e dosjes do të jenë të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve ose instrumenteve të tjera të tregut të parasë dhe/ose të pagesave, ku përfshihen, por pa u shteruar, çeqet, dëftesat, certifikatat e depozitave, kartat e debitit ose të kreditit, kartat elektronike të pagesave, titujt, si dhe çdo dokument tjetër që vërteton ekzistencën e një detyrimi monetar ose një vlere tjetër të depozituar. /tesheshi.com/

Related Posts

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç
Ballkani

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët
Lindja e Mesme

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla
Kritikë

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Next Post
Mogherini rrëfen planin për Ballkanin: Nuk është oborri ynë por prioriteti i katërt, kemi planifikuar miliarda euro!

Mogherini rrëfen planin për Ballkanin: Nuk është oborri ynë por prioriteti i katërt, kemi planifikuar miliarda euro!

Ja detyra e parë që duhet të përmbushin ministrat e rinj brenda 2017…

Ja detyra e parë që duhet të përmbushin ministrat e rinj brenda 2017…

Vasili denoncon “dëgjesat” e Ramës: ja se ç’janë

Vasili: “Rama2”, qeveri turistike…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni