Vettingi “këputi” së fundi dy koka të njohura në sistemin e drejtësisë: Ramadan Trocin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si dhe Alma Liçajn, Kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës.
Që të dy këto emra rezultuan me probleme në pasuri.
I pari, Ramadan Troci, njihet si njeriu që çoi pas hekurave ish-Guvernatorin e Bankës Ardian Fullani, ndërsa Liçaj bëri bujë një ditë më parë pasi shpalli të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. /tesheshi.com/