Ekspertët e Partisë Demokratike po zhvillojnë një takim në selinë blu me kreun e kësaj Partie, Lulzim Basha. Në takim, janë të pranishëm edhe deputetët e opozitës që janë pjesë e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.
Takimi vjen ndërkohë që në orët e pasdite është paralajmëruar mbledhja e komisionit të posaçëm në drejtësi ku do të diskutohet ligji për Vettingun, një nga 7 ligjet që do të mundësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ligji i Vettingut ka të bëjë me ngritjen e organit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të emërohen në sistemin e drejtësisë.
Ky organ konsiderohet më i rëndësishmi dhe pranë tij do të jenë edhe ekspertët ndërkombëtarë, pjesë e Operacionit të Monitorimit.