Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vettingu i Bashës në PD: kë prek dhe a është Berisha mes tyre?

by te Sheshi
17/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Vettingu i Bashës në PD: kë prek dhe a është Berisha mes tyre?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi një lloj vettingu  brenda partisë duke paralajmëruar pastrimin e listave të deputetëve nga të përfolurit për korrupsion, krim apo lidhje me komunizmin. Gara e hapur për “lista të kulluara” vë nën presion grupin e vjetër ku rezulton të jetë dhe vetë Berisha….

Partia Demokratike, më e madhja në opozitë, pritet të rinovojë grupin e saj parlamentar në zgjedhjet e 18 qershorit. Kryetari i saj i ri, Lulzim Basha, i cili përballet për herë të parë në rolin e liderit në zgjedhje parlamentare ka shpallur kriteret e “vettingut partiak”, duke kërkuar lista të pastra dhe duke vënë nën presion të vjetrit e PD-së. Ai foli për kontroll strikt të çdo emri duke shkuar më tej se vettingu i shumëpërfolur për drejtësinë: pa dosje kriminale, pa dosje korrupsioni, pa të shkuar komuniste dhe pastërti morale. A i plotësojnë këto kritere deputetët e vjetër të këtij grupi, ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë që kanë provuar pushtetin në 8-vite të qeverisjes “Berisha”? Duket se sot këtë pyetje po ia bëjnë vetes një pjesë e mirë prej tyre. Disa prej tyre janë akuzuar për korrupsion dhe ndaj tyre ka dosje në prokurori, të mbyllura apo të lëna pezull. Dekomunistizimi dhe dekriminalizimi dhe kushtet e larta morale të “vettingut partiak” janë një mënyrë për t’i vënë nën presion të vjetrit, dhe nga ana tjetër synon disipilinimin e prurjeve të reja në selinë blu.

Kriteret e shpallura nga Basha

“Kandidatët për deputetë, të cilët unë do të kem nderin t’i kryesoj në përpjekjen për të ndryshuar Shqipërinë, do t’i nënshtrohen një procesi vetingu, kontrolli të imtësishëm, sipas standardeve më strikte dhe praktikave më të avancuara amerikane. Një grup ekspertësh, në bashkëpunim të ngushtë me mua dhe Komisionin e Kontrollit të Integritetit dhe Etikës drejtuar nga Dr. Halim Kosova, do të sugurojnë që kandidatët e Partisë Demokratike të jenë të pastër si kristali.Ky veting i hollësishëm do të shkojë përtej kërkesave të vetingut për drejtësinë, përtej kërkesave të ligjit për dekriminalizimin, dhe do të përfshijë natyrisht edhe vetingun e të kaluarës në diktaturë, do të sigurojë një listë dinjitoze, përfaqësuese të aspiratave më të mira të shqiptarëve, sidomos të të rinjve dhe të brezave që vijnë.Kjo është një pikë kthese themelore, që do të eleminojë plotësisht çdo njollë kriminaliteti, korrupsioni apo bashkëpunimi me organet e diktaturës nga lista e ardhshme e deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Asnjë surprizë, përveç vullnetit të pastër të qytetarëve, të anëtarëve, simpantizantëve dhe strukturave të Partisë Demokratike, kapaciteteve më të mira profesionale, vlerave më të larta njerëzore, morale, shoqërore dhe patriotizmit.”- shpalli sBasha në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur mbrëmë në selinë blu.

Kush preket?!

Një nga kriteret e vendosura nga Basha është “dekomunistizimi”, para pastërtia e figurës së tyre në diktaturë, të mos kenë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Mjafton tëshohim debatet dhe akuzat brenda kampit blu për të kuptuar se kë nuk do më baza e partisë, e cila sipas Bashës, do të jetë ajo që do të votojë për emrat e tij të kandidatëve për deputetë.

Por për të paktën dy figura të PD-së ka akuza nga brenda partisë se kanë qenë spiunë të sigurimit.Kryetari i degës së PD-së në Lushnje, Myslim Murrizi, një vit më parë hodhi akuza të forta ndaj disa figurave që rrijnë pranë kryetarit. Sipas Murrizit, ata do të preken nga hapja e dosjeve të Sigurimit pasi kanë nga dy-tre emra. Edhe pse zyrtari partiak nuk përmendi emra ai la të kuptohej se e kishte fjalën për Jemin Gjanën, Genc Rulin, Arben Imamin etj., pasi ishin pikërisht këta të tre që po kërkonin ndëshkimin e krerëve të degëve për humbjen e zgjedhjeve të fundit. Në një linjë me Murrizin ishte dhe kreu i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko, i cili i cilësoi ish-ministrat demokratë “kolltukofagë, abuzues me pushtetin dhe besimin e votuesve”.

Me dosje në prokurori të çuara nga mazhoranca e sotme janë të paktën 3 ish-ministra: Arben Imami, Ridvan Bode, Florion Mima dhe një tjetër ish-ministër, Spiro Ksera është gjetur fajtor e dënuar pas kallëzimit të mazhorancës.

Nëse Komisioni i etikës i ngritur nga Basha do të marrë parasysh vetëm këtë fakt, atehërë këta emra nuk do të jenë në listën kryesuese të PD-së në zgjedhjet e reja. Gjithsesi mbetet për t’u parë se deri ku shkon ambicja e Bashës për ta spastruar grupin parlamentar nga ‘xhaketat e vjetra” me anë të garës në bazë dhe vettingut partiak.

Ndërkohë, vettingu i Bashës, të paktën në parim kap dhe vet Berishën. Ish-lideri historik i PD-së, deri në Dhjetorin ’90 ka qenë një komunist. Emri i tij është përfolur disa herë dhe si i përfshirë në çështjen “Shoshori”, më saktë si denonucues i Hysen Shoshorit aty nga fundi i viteve ’70, por kjo nuk është vërtetuar kurrë plotësisht. Gjithsesi, si ish-komunist, ai mbetet një i lidhur me ish-regjimin, dhe vettingu partiak që ka rol moral e jo penal, logjikisht duhet ta kapë dhe vetë atë. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Qindra marinsa amerikanë zbarkojnë në Norvegji, irritohet Rusia

Qindra marinsa amerikanë zbarkojnë në Norvegji, irritohet Rusia

Disa teknika për të zbutur mishin e fortë në kushte shtëpie

Disa teknika për të zbutur mishin e fortë në kushte shtëpie

Dokumenti: ja e vetmja shqiptare e ftuar në inagurimin e Trump

Dokumenti: ja e vetmja shqiptare e ftuar në inagurimin e Trump

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni