Procesi i vettingut ka çuar drejt shkarkimit një tjetër emër të madh, por kurrë të përfolur; kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Pasuria ka qenë sërish pika nevralgjike edhe e tij, një mospërputhje në deklarime gjatë vettingut, e ku më pas ka qenë Kolegji i Apelimit ai që ka vendosur kundër Dedjes.
Bashkim Dedja dhe instanca e lartë që ai ka drejtuar – pra Gjykata Kushtëtuese – kanë qenë më të papërfolurat në drejtësinë shqiptare sa i përket vendimmarrjes, apo abuzivitetit me detyrën, siç në planin personal të kreut të saj. /tesheshi.com/