Shkrimtari e publicisti Veton Surroi vlerëson se konsensusi i arritur ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së nuk siguron votat për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se faktor mbetet Lista Serbe me votat e të cilës u krijua qeveria.
“Lapsus frojdian: ‘Konsensusi i arritur mes partive në pushtet dhe LDK-së nuk i siguron votat për demarkacion’. Nuk i siguron për faktin e thjeshtë se nuk është konsensus i pushtetit. Për të qenë konsensus, nevojitet Lista Sërpska, pa të cilën nuk do të themelohej kjo qeveri”, shkruan Surroi në Facebook.
Kujtojmë se të mërkurë në ora 10:00 do të mbahet seanca për Demarkacionin ku pritet të zhvillohet një debat i gjatë por vështirë se mund të ketë ratifikim po atë ditë. /tesheshi.com/