Një e moshuar 70-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në lagjen 8 “Shkurti” në qytetin e Fierit.
Policia, në një njoftim paraprak bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 të ditës së sotme.
E moshuara me inicialet H.R është sjellë e pajetë me ambulancë në urgjencën e spitalit të Fierit, pa pasur mundësi për t’i dhënë asaj ndihmën e parë.
70-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme nga goditja e fortë që mori. Policia thotë se “grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje”. /tesheshi.com/