Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ua ka konfiskuar kolegëve të tij deputetë të pozitës kartelat e tyre përmes së cilave ata votojnë në mënyrë digjitale.
Në ulëset e mesit ku janë të pozicionuar deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës nuk ka më asnjë kartelë. Ai ka mbledhur një nga një kartelat e deputetëve.
Përkundër hedhjes së gazit deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar të votojnë, mirëpo procesi i votimit nuk ka mundur të përmbyllet, shkruan kallxo.com.
Konfiskimi i kartelave të deputetëve ia pamundëson deputetëve të votojnë në mënyrë elektronike.
Nëse kartelat nuk ju kthehen deputetëve, ata do të detyrohen të votojnë me dorë. /tesheshi.com/