Qendra e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’në Belgjikë organizoi tubim me bashkatdhetarë në Bruksel, ku u fol për dëmet që ia shkaktojnë Kosovës marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë, si dhe marrëveshja e 26 gushtit për demarkacion me Malin e Zi, njofton VV.
Sipas kësaj Lëvizje, përgjatë diskutimeve, të pranishmit u shprehën kundër “Zajednicës” dhe marrëveshjeve të tjera të dëmshme që e cenojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës. /tesheshi.com/