Deputetja e Vetëvendosje-s, Albulena Haxhiu, ka denoncuar gjyqtarin Beqir Kalludra se ia ka ndalur Donika Kadajt komunikimin me familjarët e saj. Ka kërkuar të reagimin e organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Haxhiu ka kërkuar drejtësi për kolegen e saj, po ashtu, e dorëhequr nga organi më i lartë partiak.
“Përveç që Donika po mbahet padrejtësisht në paraburgim, asaj me vendim të gjyqtarit Kalludra, po i ndalohet edhe komunikimi me telefon me anëtarët e familjes, bashkëshortin dhe fëmijët e po ashtu me urdhër të Kalludres po i bëhen edhe ndalesa në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Kjo është e papranueshme dhe skandaloze! Apeloj te organizatat që monitorojnë burgjet që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie!”, ka shkruar Haxhiu, në Facebook.
Ndërkohë, sot, Vetëvendosje do të diskutojë për ndarjet e fundit të partisë në dy krah, atë të Albin Kurtit dhe përkrahësit e Dardan Molliqajt. /tesheshi.com/