As shiu i rrëmbyeshëm që binte në Prishtinë nuk e ka ndalë Shpend Ahmetin e Vetëvendosje-s të dalë shesh bashkë me Selim Pacollin e AKR-së, para masës që vetë ka thirrur të festojë pas rezultateve preleminare të KQZ-së ku e nxjerrin fitues pa numëruar votat me kusht dhe ato me post.
Ahmeti, ka porositur se do të vazhdojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e kryeqytetit.
“Nuk kemi pasur përpara vetëm një kandidat por një qeveri të tërë”, ka thënë Ahmeti.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha partive në asamblenë komunale të Prishtinës që t’i bashkohen programit të Vetëvendosjes për ndaljen e së keqes.
“I ftojmë të gjithë asambleistët t’i bashkohen reformës, kundër të keqes në Prishtinë. Ende nuk ka përfunduar puna në luftën kundër korrupsionit dhe punët e mira që duhet t’i bëjmë në Prishtinë. Do të ndërtojmë shkolla e çerdhe, dhe do të përmirësojmë transportin publik, si dhe shumë punë tjera. Urime fitorja”, ka thënë ai. /tesheshi.com/