Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vetëvendosësi Driton Çaushi: Demarkacioni edhe njëherë nga e para; ndërsa Specialja nuk do sjellë drejtësi

by te Sheshi
19/09/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Vetëvendosësi Driton Çaushi: Demarkacioni edhe njëherë nga e para; ndërsa Specialja nuk do sjellë drejtësi

Për Lëvizjen Vetëvendosje, versioni aktual i demarkimit të kufirit me Malin e Zi është i vdekur. E vetmja rrugë përpara sipas kësaj lëvizjeje, është rifillimi i procesit të demarkimit me një komision të ri dhe gjithëpërfshirës. Këtë thotë deputeti i VV-së Driton Çaushi.

Ndërsa, lidhur me akuzat e kundërshtarëve politik që e krahasojnë VV-në me organizatë terroriste, Çaushi thotë se një fushtatë e tillë është përpjekje dëshpëruese e regjimit “Mustafa-Pronto” për të siguruar pushtetin dhe mbi të gjitha për të ikur nga përballja e paevitueshme me drejtësinë.

Çaushi, në një intervistë dhënë për tesheshi.com flet edhe për “Zajednicën”, Specialen dhe zgjedhjet e ardhshme…

Intervistoi: Blendi Gashi

Qeveria “Mustafa” ka paralajmëruar se së shpejti do të riprocedojë në Kuvend, projektligjin për Demarkacionin. A do ta kundërshtoni sërish si Vetëvendosje brenda dhe jashtë Kuvendit? Nëse po, cilat do të jenë masat që do ndërmerrni?

Ajo që për të gjithë në Kosovë tanimë është e qartë, është se marrëveshja aktuale për Demarkacionin është e dështuar dhe si e tillë nuk mund të jetë bazë për një proces demarkimi që duhet të ndodh me Malin e Zi. Angazhimi dhe përpjekja njëvjeçare e Lëvizjes Vetëvendosje, opozitës, ekspertëve dhe qytetarëve arriti të parandalojë një humbje të pariparueshme për Republikën e Kosovës dhe ky duhet të jetë mësimi që qeveria aktuale do duhej të marrë para çfarëdo rifillimi të një procesi të ri për demarkim të kufirit.

Koalicioni qeverisës PDK-LDK thotë se i kanë votat. Cili është mendimi juaj? Nëse kalon Demarkacioni, si do të veproni? A do të vazhdoni protestat qoftë edhe në pikën kufitare me Malin e Zi?

Ashtu siç potencova, VV konsideron se marrëveshja aktuale për demarkacionin me Malin e Zi ka vdekur dhe edhe vetë qeveria e ka të qartë një gjë të tillë. Gjithashtu është për të gjithë e qartë që e vetmja rrugë përpara është rifillimi i procesit të demarkimit me një komision të ri dhe gjithëpërfshirës.

Një çështje tjetër që pritet të nxitë jo pak tensione është edhe “Zajednica”. Së fundmi u formua ekipi menaxhues për themelim e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Cili është mendimi juaj, po jetësohet “Zajednica” ?

Siç është e njohur, rezistenca opozitare dhe qytetare në kundërshtim të “Zajednicës” dhe marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, arriti që të dy këto procese të dëmshme t’i ndalojë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që erdhi si pasojë e protestës brenda dhe jashtë Kuvendit, praktikisht e hodhi poshtë këtë projekt shovinist serb, duke e shpallur atë si anti-kushtetues. Natyrisht, duke qenë të vetëdijshëm se Kosova udhëhiqet nga një qeveri e shantazhuar dhe e nënshtruar ndaj interesave të shtetit serb, një rrezik potencial për rikthimin e “Zajednicës” ekziston gjithnjë.  Lëvizja Vetëvendosje është gjithnjë e gatshme që në një rast të tillë me gjithë forcën të kundërshtojë një mundësi të tillë, duke mbrojtur kështu interesat dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Cila është kundërpërgjigja juaj ndaj arrestimit të aktivistëve të VV-së për sulmin të parë të bërë ndaj Kuvendit të Kosovës? Po, për zërat që lëvizjen tuaj e krahasojnë me një organizatë terroriste?

Është tipike për regjimet autoritare që në përballje me rrezikun serioz të humjes së pushtetit, të shfrytëzojnë të gjithë aparatin shtetëror për të sulmuar dhe eliminuar kundërshtarët politik.
Arrestimet e fundit janë pjesë e luftës speciale që qeveria aktuale po bën ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Janë procese të montuara politike të cilat që në ditët e para të tyre u demaskuan qartë si të tilla. Tre nga gjashtë të akuzuarit për sulm terrorist u liruan pas dy ditësh në arrest shëpiak në mungesë provash. Gjithashtu, për tre aktivistët tjerë që ende po mbahen në paraburgim nuk ekziston asnjë dëshmi që t’i lidhë ata me rastin në fjalë.

Edhe thirrjet linçuese që VV e krahasojnë me organizata terroriste, e që vijnë nga pushteti, nuk bëjnë dallim. E tërë kjo fushtatë kundër Lëvizjes Vetëvendosje është një përpjekje dëshpëruese e regjimit “Mustafa-Pronto” për të siguruar pushtetin, dhe mbi të gjitha për të ikur nga përballja e paevitueshme me drejtësinë.

Gjykata Speciale pritet të ngrit aktakuzë ndaj ish komandantëve të UÇK-së në fund të vitit. A pritni që të arrestohen politikanë të nivelit të lartë?

Vetëvendosje e ka argumentuar në vazhdimësi kundërshtimin me Gjykatën Speciale kur ajo erdhi për t’u votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Është me rëndësi të përmend këtu se përveç faktit se një gjykatë e tillë monoetnike për krimet e luftës është tepër e padrejtë, një element tjetër i rëndësishëm në kundërshtimin tonë, ka qenë edhe qëndrimi i argumentuar se drejtësia në Kosovë nuk mund të importohet nga jashtë. Misioni i EULEX-it është dëshmia më e mirë për këtë. Po përmend këtu vetëm faktin se përgjimet aktuale inkriminuese të “Klanit Pronto” kanë qenë në pronësi të këtij misioni që nga viti 2011 dhe nuk është ndërmarrë asgjë gjatë gjithë kësaj kohe.

Në vitin 2015 është thënë se në mars të vitit 2016 do të dihen emrat e parë të akuzuarve nga Gjykata Speciale, ndërsa tani po thuhet se kjo do ndodh në pranverën e 2017-tës. Sidoqoftë, nuk besoj se kjo gjykatë ka të bëjë me drejtësi, dhe gjithashtu,jam i bindur se janë të domosdoshme dhe të pa alternativë hetimet për krimet ekonomike dhe korrupsionin e pasluftës.  Përgjimet “Pronto” janë dëshmia më e mirë se një gjë e tillë është lehtë e mundshme, me kusht që ekziston vullneti politik që të vënë drejtësi në vend.

Kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, sivjet apo vitin e ardhshëm? Ku e shihni VV-në, parti të parë, dytë apo tretë?

Kosova ka nevojë urgjente për zgjedhje dhe për largimin e këtij pushteti të korruptuar e antikombëtar.
Ajo që është mësuar gjatë një viti angazhim e përballje me pushtetin, në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial është se simpatia dhe përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje është në rritje. Një gjë të tillë e dëshmojnë më së miri sondazhet gjatë gjithë vitit të fundit, të cilat na nxjerrin si forcë e dytë apo të parë politike në vend.

Sipas jush cili është personi adekuat për t’u bërë kryeministër i vendit? Është Albin Kurti, apo…?

Besoj që një vendim i tillë është shumë i rëndësishëm dhe natyrisht që duhet të jenë organet vendimarrëse të Lëvizjes Vetëvendosje ato që kanë për detyrë dhe si përgjegjësi të vendosin një gjë të tillë. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Një truk i thjeshtë për zbutur “çmendurinë” e mëngjesit (video)

Një truk i thjeshtë për zbutur “çmendurinë” e mëngjesit (video)

Të përndiqesh prej burkinit në Francë: një muslimane nga Australia detyrohet ta lërë plazhin

Të përndiqesh prej burkinit në Francë: një muslimane nga Australia detyrohet ta lërë plazhin

7 ditët e mrekullueshme në Siri mbaruan: asnjë ndihmë në Aleppo, ndërsa shkërmoqet armëpushimi

7 ditët e mrekullueshme në Siri mbaruan: asnjë ndihmë në Aleppo, ndërsa shkërmoqet armëpushimi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni