Me dhjetëra ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rrëzuan pengesat që rrethonin ndërtesën e Qeverisë dhe u përpoqën të hyjnë në të. Policia ka ndërhyrë për të mos i lejuar veteranët të hyjnë në ndertesën e Qeverisë.
Kjo është e disata protestë e tyre që kur në Kosovë nisi procedimi në Kuvend i amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë krimet e supozuara të UÇK-së.
Kjo protestë e radhës vjen pak ditë pasi parlamenti i miratoi amendamentet. /tesheshi.com/