Me shenja të dukshme deliri dhe vetëpëlqimi, deputetja opozitare Flutura Açka, e ardhur nga bota e letrave, ka shpotitur rëndë kolegët e saj në parlament, duke i cilësuar si “të palarë”.
“Është e bukur ta them, në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare por kupton që nuk e njeh dushin.
Janë armikë të briskut dhe të dushit”, tha Açka në një intervistë, pa u kuptuar nëse ofezat e saj janë reale apo metaforike, si tregues i përçmimit që shfaq ndaj atyre që janë si ajo në status politik.
Më saktë, në një podcast të ri nga Arbana Osmani, e pyetur nga kjo e fundit se ç’aromë mban parlamenti shqiptar, Açka iu përgjigj: “Furriku. Unë nuk e kam parasysh se çfarë ere e ka por meqënëse i thonë furrik, furrik e ka një erë”.
Ky përçmim ekstrem i një ambienti ku ajo po njihet më shumë se nga librat e saj, vijoi duke thënë se “ka dhe deputetë të tjerë të cilët nuk dinë të shkruajnë, madje edhe emrin e tyre mezi e shkruajnë”. /tesheshi.com/