Kryeministri në detyrë Albin Kurti vendosi të vetëizolohet, pasi rrezikon të jetë infektuar me koronavirus. Këtë fakt ai e bëri vetë publik, duke njoftuar opinionin:
“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.
Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.
Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”.
Kujtojmë që një ditë më parë, ai e konsideroi Kosovën si një histori suksesi në mbrojtjen nga vala e madhe infektive përgjatë javëve të karantinës. /tesheshi.com/