Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vështrim nga brenda: Norvegjia, vendi më i lumtur në botë? Jo të gjithë janë dakord…

by te Sheshi
27/03/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Vështrim nga brenda: Norvegjia, vendi më i lumtur në botë? Jo të gjithë janë dakord…

Listuar në vend të parë të renditjes së shteteve më të lumtura në botë, Norvegjia ka shumë gjëra për t’u pasur zili dhe pothuajse të gjithë do të pajtoheshin me idenë se do ishte bukur të jetoje në një “parajsë” të tillë. Por, duket se kundërshtitë vijnë nga vetë banorët e Norvegjisë që duket se kanë argumentet e tyre për të provuar se si gjithçka tjetër, edhe përcaktimi i lumturisë është relativ. Megjithatë, ka nga ata që do të vijonin debatin duke thënë se kur e ke diçka nuk arrin ta vlerësosh e kur të nisësh të ankohesh për vendin tënd, duhet të hedhësh njëherë sytë rreth e rrotull e të shohësh sesi standardet e tua as arrijnë të perceptohen në shtete të tjera.

Gjithsesi, në një artikull në “The Guardian” jepet një pikëpamje interesante e një norvegjezi për veten dhe për faktin sesi është të jetosh në vendin më të lumtur në botë, të paktën sipas përcaktimit të listës së OKB-së.

“Eshtë gjithnjë e çuditshme të jetosh në një vend që listohet se është një nga më të mirët”, shkruan Daniel Simonsen.

“Kur gjithçka shihet nga jashtë, kjo mund të të bëjë të dukesh njeri i mbyllur. Ti ke gjithçka mirë dhe rri e mendon se çfarë po bën Ryan Gosling pikërisht tani. Njerëzit në Siri nuk shqetësohen për këto gjëra, për ta lumturia është diçka e thjeshtë sa paqja. Por nëse jeton në Norvegjinë e vogël e të sigurtë, ke plot e plot kohë për të imagjinuar se çfarë bëjnë personazhet me të cilët nuk të lidh asgjë. Jam i sigurtë se edhe ata nga ana e tyre, kanë plot gjëra në kokë për t’u shqetësuar.

Do të thoja se Skandinavia është në përgjithësi një vend shumë i mirë për të jetuar. Pothuajse të gjitha vendet skandinave janë listuar në treshen e parë në raportin botëror të Lumturisë, këtë vit. Suedia ishte përjashtimi: suedezët nuk janë të lumtur mjaftueshëm, kështu që u renditën në numrin nëntë. Por ata pa diskutim kanë gjithçka për të fituar titullin, kështu që ne presim që fqinjët ta rrisin nivelin e lojës vitin e ardhshëm. Unë mendoj se këtë vit,  Zlatan Ibrahimoviç ka kontribuar në listim duke u llogaritur sa gjysma e lumturisë së Suedisë. Ai është një person që mua më duket mjaft i kënaqur dhe këshilloj suedezët që të ndjekin shembullin e  tij.

Për mua, arsyeja që Norvegjia doli fitimtare është pa dyshim standardi i jetesës. Pjesa më e madhe e njerëzve fitojnë mirë dhe jetojnë në shtëpi të ngrohta e të rehatshme që kanë shërbime Netflix dhe HBO. Norvegjezët performojnë mirë kur vjen puna tek rehati, ne blejmë shfaqjet tona të preferuara apo lexojmë libra tërheqës. Jo tamam, një ekzistencë më-e madhe-se jeta, si ajo që duket se kanë yjet e Hollivudit apo rreperët, por unë mendoj se këto moment të vogla luajnë rolin e tyre. Ne na pëlqen të jemi të rehatuar dhe të kalojmë shumë kohë të jetës duke ndjenjur në kolltuk.

Çdo gjë është e shëndetshme, gjithashtu: ushqimi është organik, uji është i pastër, madje edhe ajri ndjehet më i shëndetëshëm. Gjithë ditën ne marrim oksigjen të freskët, që na vjen nga malet tona të bukura dhe na bën 10 vjet më të rinj.

Por unë kam dyshime se ne jemi populli më i lumtur në botë. Për mua, grekët, amerikanët dhe latinët gjithnjë më duken më të lumtur se vetja. Ata duken më të lirë, më të shkujdesur, më në gjendje për të qenë vetvetja, sikur të jenë më në jetë. Norvegjezët janë shpesh pak nervozë dhe jo socialë, në një farë mënyrë, ndoshta pak të shtypur. Thuhet se ankthi social mund të jetë rezultat i motit dhe kjo duket se ka kuptim: është ftohtë dhe bie shumë shi, kështu që ka vetëm pak muaj në vit kur ne mund të dalim rregullisht jashtë mes njerëzve. Pjesën tjetër të vitit ne qëndrojmë brenda si arinj në gjumë letargjik – dhe kur, papritur, vjen pranvera dhe na duhet të dalim jashtë, kjo mund të jetë dhimbshëm e vështirë. Ne nuk kemi të njëjtin trajnim social si, le të themi, grekët, që shijojnë të shohin njëri-tjetrin në sy ndërsa këndojnë këngë dashurie – apo kubanezët ideja e të cilëve për argëtimin është kërcimi.

Pjesa e shtypur tek ne vjen nga një mekanizëm social që ne e quajmë ligji Jante. Praktikisht do të thotë se nuk duhet të besosh se ti je ndokush special, apo të jesh shumë i lumtur për atë që je. Është gati një ligj i panevojshëm dhe në shumë drejtime, çalaman ashtu si edhe emri që mban. Por përjashtimi nga rregulli është kur je i dehur: atëherë ti i lejon vetes të marrësh më shumë hapësirë, kështu që njerëzit pothuajse shkojnë dëm gjatë fundjavave.

Kjo është arsyeja përse norvegjezët janë shumë argëtues kur dalin për të pirë, pasi ka shumë energji brenda tyre që pret të dalë jashtë. I njëjti person i sjellshëm që ecën me maja të gishtave nëpër rrugë gjatë javës të shtunave, mund të shihet duke kërcyer i vetëm me një turmë të madhe përreth tij. Dhe po, ai jep një shfaqje të madhe.

Për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurtë nëse ndokush është vërtet i lumtur. Njerëzit më pyesin nëse mendoj se danezët janë të mërzitur pasi ne tani  mbajmë vendin e parë për lumturi: unë mendoj se ata janë më shumë të lehtësuar. Duhet të jetë e lodhshme të të duhet gjithë kohës të jesh personi më i lumtur në dhomë. Të paktën, ata tani nuk duhet të shtiren nën presionin se duhet të buzëqeshin sa më shumë gjatë darkave apo pritjeve.

Po a jam unë një njeri i lumtur? Në asnjë mënyrë, unë nuk duroj dot as fytyrën time. Që është një sjellje tepër e përulur dhe shumë norvegjeze nga ana ime.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Nuk kishin para, çifti bën dasmën 40 vite pas martese

Nuk kishin para, çifti bën dasmën 40 vite pas martese

Klubi turk i Gallatasarajit përjashton dy ish-lojtarë për lidhje me FETÖ-n

Klubi turk i Gallatasarajit përjashton dy ish-lojtarë për lidhje me FETÖ-n

14 instruktorë të ndërruar, pas 33 tentativash arrin të marrë patentën

14 instruktorë të ndërruar, pas 33 tentativash arrin të marrë patentën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni