Sipas formularëve të rezultateve të preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, del se nga koalicioni PAN, Kadri Veseli është më i votuari në Prishtinë me 9768 vota, ndërsa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë mbi 7510 vota.
Zhgënjyese janë rezultatete kryetarit të NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili në Prishtinë dhe fshatrat përreth ka marrë vetëm mbi 2050 vota. Limaj vite më parë ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, duke u renditur i dyti, pas kandidatit të LDK-së.
Në publikimin e formularëve të KQZ-së nuk janë të numëruar votat me kusht, votat me postë dhe ato të personave me aftësi të kufizuara./tesheshi.com/