Kryeministri, Ramush Haradanaj, është takuar sot me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me të cilin kanë diskutuar për reformat që duhet të realizohen me qëllim mirëqenien për qytetarët.
“Takova sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Theksuam rëndësinë e themelimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të të gjitha proçeseve në të cilat ndodhet Kosova sot. Posaçërisht biseduam për nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional si një domosdoshmëri për të thelluar reformat në vend dhe për të krijuar mirëqeninen për qytetarët e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sot në orën 18:00 pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Qeverisë së re. /tesheshi.com/