Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka ndarë 159 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi të shkaktuara gjatë vërshimeve që ndodhën gjatë muajit janar.
Me këtë rast, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se ky është kompensim vetëm 25 për qind i dëmeve të përmbytjeve të para tre muajve.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, kërkoi që fermerëve tu kompensohet 50 për qind e shumës së dëmeve.
Kjo kërkesë nuk u mor parasysh dhe vendimi mbeti me vetëm 25 përqind. /tesheshi.com/