Ndryshe nga një pjesë e botës islame ku janë mbyllur xhamitë e falja kryehet në shtëpi, përfshirë dhe Arabinë Saudite, në disa vende si Indonezi faljet por dhe xhumaja janë kryer në xhami por me rregullat që kërkon pandemia: maskë dhe distancim fizik.
Ky i fundit, në kushte normale nuk lejohet në falje kolektive, por rrethanat kërcënuese nga koronavorusi e kanë bërë të detyruar cenimin e rregullit.
Nga ana tjetër, në Bangladesh në falje i është përmbajtur vetëm maskës si masë mbrojtëse, ndërsa besimtarët kanë qenë ngjitazi. /tesheshi.com/