Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vera, taksistja me 40 vjet në timon: i psikologjis njerëzit, të dehur nuk fus në makinë

by te Sheshi
16/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Vera, taksistja me 40 vjet në timon: i psikologjis njerëzit, të dehur nuk fus në makinë

Nga Bardha Nergjoni

Vera Elezi është e vetmja taksiste në Tiranën e rrëmujshme që del çdo mëngjes pranë Bibliotekës Kombëtare në pritje të klientëve si të gjithë taksistët e tjerë. Dikur e kishte ëndërr të merrte timonin e një makine të vogël, sot nuk do t’ja sugjeronte asnjë femre të bëhet taksiste. I është dashur të sakrifikojë shumë në opinion, ndërsa sot i duhet të sakrifikojë mjaft në rrugë pasi kaosi i trafikut të Tiranës është një arsye madhore për të qenë deri e pasigurtë për jetën. Ka 40 vjet shofere edhe pse se ka mbushur ende moshën e pensionit.

Vera ka një jetë si në filma, ka thyer tabutë dhe nuk është ndalur përballë vështirësive. Një grua e fortë që ka kaluar në duar nga saurrelat, autobuzët e deri tek taksitë Fiat të kohës së komunizmit, sot ka një mjet komod dhe vazhdon profesionin e saj si taksiste në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Flet për veten duke treguar si theu tabutë e çfarë mendon për kaosin urban që e kondideron si rrezikun më të madh për të vazhduar profesionin e saj të taksistes.

Si e morët vendimin për tu bërë shofere?

U pajisa me patentë makine në vitin 1975, kur as mund të mendohej një femër në timon. Ishte pak e guximshme për atë kohë. Ditën që jam regjistruar në kursin e shoferes, nuk i kam treguar askujt. Sigurinë në timon e kisha maksimale që ditën e parë të kursit, por të tjera ishin emocionet shpesh të përziera shpesh me frikën e paragjykimit. E mendoja, studioja në fshehtësi dhe pasi u sigurova që në Shkozet të Durrësit ekzistonte një degë e hapur për kursante shoferesh femra, mora rrugën pa i thënë askujt.

Deri në çastin që vendosa të ndiqja kursin,  të gjithë thonin se timoni dhe makina ishin bërë për meshkujt dhe as nuk mund të konceptohej që kësi mjetesh të drejtoheshin nga femrat. Kam bërë një vit kurs për të përfituar patentën e benzinës. Duheshin katër vite stazh profesional që të drejtohesha tek patenta e naftës. U deshën edhe tre muaj të tjerë kurs dhe mora patentën e naftës.

Ndërsa isha ndër 64 femrat e para që morën patentë në atë kohë, për patentën e naftës isha e vetmja që vazhdova kursin. Unë e kisha pasion dhe dëshirë e nuk e njihja fare vështirësinë.  Pasi mbarova këtë kurs më dhanë saurrel. Kam punuar në malet më të larta të Shqipërisë. Ishte gjë e bukur. Rrugët ishin shumë të vështira.

Jeni përballur me paragjykime?

Sigurisht që paragjykime pati. Kishte fanatizëm. Vitin e parë kam vuajtur shikimet, fjalët, thashethemet, të dytin diçka më pak e më pas u mësuan me mua. Sigurisht që këto paragjykime i ka vuajtur edhe familja ime. Jam martuar në Tiranë  dhe tani kam dy vajza.

Keni drejtuar nga mjetet e rënda, autobuzi e deri tek taksia. Si kaluat taksiste?

Kam punuar shumë vite me mjete të rënda, kam transportuar me kamion trupa, lëndë të parë, hekur e çelik në afërsi të malit të Korabit. Ndërsa, kur u vendosa me familjen në Tiranë, punova si shofere autobusi në linjat e Kinostudios, Kombinatit, Yrshekut, Mëzezës, Sanatoriumit, etj.

Unë isha mësuar me makina të mëdha e nuk më bënte fare përshtypje. Duke më parë si e vetmja femër në një autobuz, ndërmarrja e konsideronte të rëndë këtë gjë dhe u desh kohë të më kalonin aty. Historia ime e kalimit në taksi ka lidhje me një histori që lindi në autobuz. Një ditë transportova për në varrim disa drejtues të lartë të asaj kohe, një prej të cilëve duke më parë në timon, i kishte bërë përshtypje dhe i kish thënë drejtorit të më japë një makinë të vogël.

Nuk e di fare se çfarë u diskutua, por mëngjesin e ditës tjetër më thirri drejtori e më tha që do lija autobuzin e do të merrja taksinë shtetërore. Unë nuk pranova në fillim por urdhërat nuk diskutoheshin. Nga ajo kohë u vendosa në qendër dhe kam punuar për të transportuar  artistë nga të cilët mbaj mend Vaçe Zelën, Ema Qazimin si dhe aktorë të njohur të teatrit.

Pak e dinë se ju jeni gruaja taksiste në filmin “Edhe kështu, edhe ashtu”. Si ju erdhi ky rol?

Si taksiSte kam qenë pjesë e një filmi me situata komike në të cilat vendosen dy protagonistët kryesorë të gjithë fabulës, Alma (Sesilia Plasari) dhe këngëtari Andi Bega (Frederik Ndoci). Por një nga skenat më të bukura është ajo e fundit, kur grupi i madh i vajzave të veshura nuse shfaqen nëpër vendet e tyre të punës herë si punëtore gjelbërimi, si traktoriste, qitëse, ndërsa nga fundi shfaqet edhe nusja shofere taksie. Nuk e di për aktoret e tjera por unë u përzgjodha pasi isha e vetmja taksiste në qendër të Tiranës.

Filmi është xhiruar në vitin 1989, dhe unë kisha rreth katër vite që punoja si shofere taksie në zonën pranë Bankës së Shqipërisë. Erdhi një nga asistentë-regjisorët e filmit, që më kërkoi të interpretoja në rolin e shoferes së taksisë. Nuk e mora aspak me frikë, përkundrazi e vlerësova si një shans që m’u ofrua për të bërë më publike natyrën e punës sime. Bëmë disa dubla derisa arritëm të xhironim të plotë pjesën, nga zona përballë Akademisë së Arteve drejt sheshit “Skënderbej”. Isha ndër të paktat, për të mos thënë e vetmja femër taksiste në ato vite, ndaj dhe regjisori nuk e pati të vështirë të më gjente, duke ditur vendin e qëndrimit tim me taksinë e punës.

Çfarë u bë me ju pas mbylljes së ndërmarrjes?

Dola nga sistemi pa makinë pasi makina ime pësoi një difekt e më pas e vodhën dhe ngeli skelet. Unë dola në asistencë e mbeta pa asgjë. Falë vëllezërve që punonin jashtë, më dërguan një makinë dhe kam vazhuar si taksite deri tani.

E ke parë tiranën të zhvillohet. Si ju duket lëvizja me taksi tani?

Tirana është bërë kaos. Nuk ishte llogaritur Tirana për kaq popullsi. Në kohën e monizmit ishte e vogël. Gjithçka rrotullohej rreth qendrës. Dyndjet sollën shumë pasoja dhe askush nuk llogariti se çfarë do bëhej me rrugët. Asnjëherë nuk e di se cili është personi që kam në makinë, a është kriminel apo jo, i rrezikshëm apo i pasjellshëm. Gjithnjë jam përballë të panjohurës.

Por kam fituar besim te vetja, çka më lejon edhe të kuptoj disi natyrën e klientit që më ngjitet në taksi, ashtu siç herë të tjera e shmang lëvizjen me individë që më duken të dyshimtë. Për shembull, klientë të dehur nuk marrë kurrë në taksi, persona që tregohen që në komunikimin e parë të vrazhdë me mua, përpiqem t’i shmang me shumë kujdes dhe xhentilesë. Më ka ndodhur disa herë që klientë të papërgjegjshëm kanë zbritur pa paguar, apo kanë “aktruar” duke më dhënë të kuptoj që u kanë marrë kuletën apo e kanë humbur atë.

Kam shumë të papritura në punën time. Dy herë Më kanë vendosur tytën e armës në kokë. Kjo ka ndodhur një herë në vitin e mbrapshtë 1997, kur më vunë kallashnikovin në kokë dhe më morën makinën, ndërsa kjo situatë u përsërit në vitin 2002. Duhet guxim për të përballuar pasiguri të atilla siç mbart puna ime si shofere taksie, kur në çdo kohë unë gjendem përballë një klienti të panjohur, qoftë ky femër apo mashkull.

Po me trafikun si ja bëni?

Stresi është çdo ditë. Po të them merre makinën dhe bëje provë të rrish një muaj e do më kuptosh.

Çdo rrugë që bën është e vështirë. Parkingjet paralele janë kudo. Rrugët nuk kanë pësuar zgjerim aq sa duhej. Lëvizja e mjeteve sa vjen e shtohet. Unë e kam parë të rritet çdo ditë. Duhet të kishte një planifikim rrugor qysh në fillim e jo tani.

Jeton dot profesionin që zgjodhe?

Mbaj një familje e asgjë më tepër. Shpenzimet janë të larta. Në rrugët që bën, 3 janë shpenzim dhe një është fitim.

I bëni vetë riparimet e makinës?

Kam ndërruar edhe goma. Nuk më ka ndodhur të kem difekte të rënda pasi mjetit i rri në kokë, I bëj shërbime. I konstatoj vetë problemet pasi në atë kohë të merrje patentën bëheshe edhe mekanik.

Do të dilni në pension me këtë punë?

Ky është zanat i lodhshëm, kam 40 vjet punë por nuk kam plotësuar moshën e pensionit. Aktualisht jam 56 vjeç dhe çdo ditë mendoj nëse do të arrij të dal në pension, sepse në rrugë ecin shumë keq. Është një zanat i vështirë. Situatat janë të rëndomta. Dal çdo ditë me shpresën tek Zoti. Ne i ruajmë ata që bëjnë gabimet duke iu shmangur. Sot të jesh shofer i zoti duhet të jesh i aftë të shmangësh gabimin e tjetrit.

Ç’mendim keni për femrat taksite në të ardhmen? Do ia sugjeronit?

Taksiste? Jo. S’më pëlqen as mua. Ky ka qenë profesioni im, që e kam dashur aq shumë, por të jesh taksist sot është një gjë e rëndomtë. Duhet të kesh një karakter të fortë. Unë kam sakrifikuar shumë, edhe në opinion edhe në vështirësi. Edhe vajzave të mia nuk ja kam ushqyer. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Debati në SHBA i kandidatëve presidencialë republikanë: Trump-i përshkruhet si “kandidat kaosi”

Debati në SHBA i kandidatëve presidencialë republikanë: Trump-i përshkruhet si “kandidat kaosi”

Rihapet pas çerek shekulli ambasada saudite në Bagdad

Rihapet pas çerek shekulli ambasada saudite në Bagdad

Refuzon të abortojë, sakrifikoi jetën e saj për të lindur fëmijën

Refuzon të abortojë, sakrifikoi jetën e saj për të lindur fëmijën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni